Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

"Mos më provokoni", i biri vrau Martin Canin, babai mban në spital privat Mario Përlleshajn dhe kapet me gazetarin: Ju nuk jeni interesuar asnjëherë për të

Shkruar nga NEWSPORT
"Mos më provokoni", i biri vrau Martin Canin, babai mban në
Mario Perllesshaj, autor i vrasjes së Martinit

Ndue Përlleshaj foli në një lidhje telefonike me emisionin "Top Story" në Top-Channel, ku ndër të tjera tregoi se i biri, Mario vijon të jetë në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore për shkak të plagës në dorë. Edhe pse gazetarët u përpoqën t'i merrnin një falje publike për ngjarjen e ndodhur, i ati i autorit të krimit pranë shkollës "Fan Noli" ku mbeti i vdekur Martin Cani, i cilësoi si provokim.

"Për çfarë falje? Çfarë janë këto provokime që bëni. Ku e dini ju çfarë dhimbje kam unë dhe familje ime. Ça janë këto provokime që bëni. T'ju shpreh juve faljen apo familjes që i ka rënë halli. Keni sulmuar një fëmijë. Jam shumë i vrarë në shpirt për atë që ka vdek. Nuk kam asnjë fjalë tjetër.

Ju keni publikuar lajmin, nuk jeni interesuar as për Martinin e as për asnjë. Dhimbjen time e di vetëm Zoti lart. Çdo njeri që më njeh mua e di dhimbjen time", tha ndër të tjera ai.

Ndërkohë ajo që bie në sy dhe sigurisht meriton më shumë vëmendje është situata pas ngjarjes tragjike në kryeqytet. Mario Përlleshaj vijon të jetë në spital, ndërsa familja ka zgjedhur spitalin privat për ta trajtuar dhe jo atë shtetëror. Ende mbetet e paqartë se si autori ka mundur t'u shpëtojë autoriteteve duke u transferuar në një spital të tillë dhe jo në atë publik shoqëruar nga policia e shtetit.

Ndërsa familja Cani vijon të vuajë gjëmën e madhe që e ka përfshirë , nga ana tjetër 14-vjeçari që vrau një bashkëmoshatar dhe plagosi një tjetër, po trajtohet në spitale privat, aty ku një natë "kushton sa qimet e kokës" për të qëndruar. "Djali im është i sëmurë, është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Djali është i tronditur. Është në gjendje shoku. Edhe unë edhe nusja jemi në gjendje të rëndë, në gjendje shumë të keqe. Djalin nuk e ka marrë policia", tha babai i autorit.

Tanimë s'mbetet gjë tjetër veçse të pritet çfarë do të vendosin organet kompetente për këtë ngjarje kaq makabre që ka tronditur mbarë opinionin publik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga