Trajneri i njohur, Dorjan Bubeqi e ka shumë të vështirë të pranojë ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij. 45-vjeçari shpeshherë publikon foto me të ndjerën, duke treguar se sa e fortë ka qenë lidhja mes tyre dhe sa shumë i mungon.
Së fundmi, Bubeqi ka postuar një tjetër shkrim rrëqethës duke treguar se e ndjen ende shumë mungesën e bashkëshortes. Në rreshtat e ndierë që i dedikon, Bubeqi shprehet lirshëm dhe tregon se sa shumë e ka marrë malli për të.
Postimi i Dorjan Bubeqit:
Më ka marrë malli shumë. Të pashë në ëndërr mbrëmë, shkëlqeje si dritë. Dhe më the me zë të lartë, më the m’ka marrë malli o shpirt. Direkt më rrodhi loti, zemra më luajti mu. Më kishte thënë që dorën, kurrë nuk do ma kishe lëshu. Më le dhe më braktise, e tash mbeta vetë. Unë jetoj pa zemër dhe ti në botën e vërtetë.