Ka folur së fundmi kampioni i Bodybuilding, Egzon Hyseni, kushëriri i Pajtim Krasniqit, 34-vjeçarit që u ekzekutua me pesë plumba nga bashkëshortja e tij, Sabrina Krasniqi. E gjithë ngjarja makabër ndodhi mesditën e së mërkurës në apartamentin luksoz të çiftit, buzë oqeanit në Beach Club II Hallandale në Hallandale Beach, në veri të Miamit.
Sabrina Krasniqi (Dzaferoviç) qëlloi me pesë plumba bashkëshortin e saj, Pajtim Krasniqin dhe më pas qëlloi dhe veten.
Tradhtia e Sabrinës ka qenë dhe shkaku i kësaj tragjedie. Kjo pistë është pohuar së fundmi edhe nga kushëriri i Pajtimi i cili për Top Channel ka treguar se para se të ndodhte tragjedia, 34-vjeçari kishte telefonuar të vëllain ku dhe i kishte treguar për disa parregullsi që kishte konstatuar në banesën e tij.
Ndërkohë, nga ana tjetër Sabrina e pyeste se a do ta divorconte apo jo.
“E vërteta që e dinte vëllai i Pajtimit pasi ai i kishte zbuluar disa parregullsi në banesë dhe kishte kuptuar se bashkëshortja e tradhtonte. Pas kësaj Pajtimi i ka kërkuar divorcin gjë që e ka shtyrë Sabrinën që të ndërmarrë veprimin ndaj Pajtimit dhe vetes”, tha Egzon Hyseni për emisionin “Shqipëria Live”.
I pyetur nëse arma e përdorur nga 27-vjeçarja ishte me leje, Egzon Hyseni tha se ata në banesë kishin shumë armë pasi të dy ishin frekuentues të rregullit të poligonit.
"Fatkeqësisht ata kishin shumë armë në banesë, nuk kishin vetëm nëjarmë, por me lejë i kishin të dy. Edhe gruaja e Pajtimit edhe Pajtimi kanë pasur armë me leje dhe aq sa kam kuptuar unë nga Pajtimi është se të dy e kanë frekuentuar piligonin dy herë në javë. Ajo që më tha Pajtimi para se ti ndodhte rasti, pyetja ime ishte pse e ka mësuar gruan të përdorë armën ai më ka thënë që ajo qëllonte mirë, nuk ka problem”, tha ai ndër të tjera, teksa në vijim bëri me dije se e çifti kishin 12 vite bashkë, ndëkohë prej 4 vitesh kishin kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.