
Sot në të gjithë botën festohet 8 Marsi, e njohur ndryshe si “Dita e Gruas". Një ditë dhe festë speciale për të gjitha gratë në mbarë botën, teksa urimet dhe mesazhet në këtë ditë janë të shumta.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë njëurim shumë special në këtë ditë të veçantë. Kreu i FSHF-së ka uruar të gjitha vajzat, gratë që janë pjesë e futbollist shqiptar dhe jo vetëm.
“Të dashura vajza dhe gra të futbollit shqiptar, në fushë, administratë apo kudo ku kontribuoni!
Në këtë 8 Mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas, dua t’ju përcjell urimet më të përzemërta dhe mirënjohjen e thellë - në emrin tim personal e në emër të FSHF - për pasionin, përkushtimin dhe forcën që sillni çdo ditë në futbollin shqiptar.
Futbolli i vajzave po rritet falë përkushtimit tuaj, e punës së vazhdueshme. Ju jeni një dëshmi se sporti nuk ka kufij, por vetëm mundësi.
FSHF do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin dhe promovimin e futbollit të vajzave. Me miratimin e strategjisë "Rising Stars" dhe vëmendjen e herëpashershme me reforma për rritjen e profesionalizmit, kemi krijuar më shumë hapësira dhe mundësi për të gjitha ato që duan të ndjekin këtë rrugëtim që nga shkollat e deri në ekipet e "Elite Vajza" të superiores.
Gëzuar 8 Marsin! Le të vazhdojmë së bashku për një të ardhme edhe më të ndritur për futbollin e vajzave në Shqipëri”, ka shkruar Duka.
View this post on Instagram