Elhan Kastrati me vogëlushen Isabela dhe Laura Camplone
Portieri i Kombëtares, Elhan Kastrati dhe bashkëshortja e tij, Laura Camplone janë bërë prindër për herë të parë. Lajmi i ëmbël u bë i ditur nga vetë çifti i cili ka zgjedhur të surprizojë me disa foto të postuara në rrjetet sociale.
Portieri kuqezi dhe bashkëshortja e tij kanë postuar edhe portretin e ëmbël të vogëlushes, të cilën e kanë quajtur Isabela. Fotoja e të voglës së tyre është shoqëruar edhe me një premtim dashurie.
“Isabel, do të të duam si në përralla, përgjithmonë”, shkruhet në postim.
Laura e zbuloi shtatzëninë në korrik të këtij viti duke postuar një set fotografik nga shtatzënia, ku nuk mungoi edhe futbollisti, Kastrati.
View this post on Instagram
Poll
