
Shqiptari Berat Nimani, vëllai i boksierit të vrarë në Gjermani, Besar Nimani, është dorëzuar në polici ditën e djeshme, si i dyshuari kryesor i sulmit të përgjakshëm para Gjykatës së Biefield.
Mësohet se Nimani ndodhet në stacionin policor të Biefield, ku pritet t'i paracaktohet masa e paraburgimit, ndërsa sipas avokatit të familjes dorëzimi ka qenë bashkëpunues.
“Dorëzimi ishte paqësor dhe bashkëpunues”, u shpreh avokati i familjes Nimani Peter Wuller për ‘Bild’.
Nimani ishte shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, ndërsa gjatë ditës së djeshme u publikua një foto te tij, duke apeluar qytetarër për kujdes pasi autori kishte me vete armën e krimit.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi të mërkurën, ku babai dhe vëllai i autorit të vrasjes së boksierit shqiptar Besar Nimani, kanë qenë shënjestra e atentatit jashtë godinës së gjykatës së Bielefeld në Gjermani.
'Bild' raporton se të dy, babai dhe vëllai i të pandehurit Huseyin Akkurt kanë mbetur të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.
Sakaq, nga grupi hetimor dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive të gjakmarrjes.
Boksieri i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Besar Nimani u vra më 9 mars 2024 në qytetin e Bielefeldit ku dy burra i prenë rrugën dhe e qëlluan për vdekje me të paktën 16 plumb. Në lidhje me vrasjen është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i të pandehurit, Aymand Dawoud Kirit.