
Ish-sulmuesi i njohur danez, Nicklas Bendtner është përfshirë në një ngjarje të frikshme. Duke ecur në rrugët e New York, Bendtner është sulmuar nga një person me thikë.
Kamerat e sigurisë në rrugën ku ndodhi ngjarja tregojnë që ish-sulmuesi ishte duke ecur me shokun e tij, teksa pas pak sekondash një tjetër person vjen nga mbrapa duke vrapuar. Siç raportohet, agresori ka sulmuar me thikë Bendtner dhe shokun e tij, por vetëm ky i fundit është lënduar në fytyrë.
Ndërkohë që Bendtner ka folur pas kësaj ngjarje, duke mos dhënë shumë detaje.
“Nuk kam komente për të bërë. Por mund të konfirmoj që jam unë në atë video. Është e vështirë t’i shmangesh kësaj situate”, është shprehur Bendtner.
Kujtojmë se karriera e të ashtuquajturit “Lordi”, ka qenë më së shumti në Angli, ku për vite të tëra është aktivizuar me Arsenal, por edhe me Birmingham. Gjithashtu, 36-vjeçari ka laujtur edhe për Wolfsburg, Juventus dhe Copenhagen.