Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Hodhi “lumë” parash në dasmën e së motrës, Myrto Uzuni u kthehet komentuesve “negativë”: S’bëra diçka të keqe, nuk i kam shpenzuar lekët nëpër diskoteka!

Shkruar nga NEWSPORT
Hodhi “lumë” parash në dasmën e së motrës,
Myrto Uzuni duke hedhur para në dasmën e motrës së tij

Në familjen e Myrto Uzunit ka pasur së fundmi gëzim të madh. Kjo për shkak se sulmuesi i Kombëtares shqiptare, martoi motrën e tij, në një dasmë mjaft të bukur, të hareshme dhe madhështore.

Madje, futbollisti kuqezi u bë “viral” në rrjetet sociale, për shkak se në disa video shihet teksa hedh “tonelata” parash kur e motra kërcen. Komentuesit kanë qenë nga më të ndryshmit, por mbizotoronin ata që e “kryqëzonin”.

Pikërisht për këtë situatë, Myrto Uzuni ka reaguar në rrjetet sociale. Ai shpjegon se ka qenë dikur shumë i varfër, ndërsa sot i ka siguruar familjes së tij gjithë të mirat dhe hedhja e parave ka qenë çështje gëzimi.

“Sqarim. Familja numër 1. Videoja e hedhjes së lekëve ishte thjesht një moment gëzimi për motrën time. E di që gjithmonë ka shumë xhelozi, por unë jam ai që kam qenë -0 dhe sot kam arritur t’ia siguroi familjes të ardhmen. Faleminderit Zotit! Nuk i shpenzova lekët nëpër diskoteka duke hapur shishe, do të ketë njerëz që gjejnë arsye për të folur.

Edhe po të mos kisha hedhur, dikush do të kishte komentuar. Pra, çfarëdo që të bësh, nuk mund t’i kënaqësh të gjithë. Unë vetëm bëra atë që ndjeva dhe nuk ka asgjë për t’u keqkuptuar. Faleminderit atyre që e kuptojnë dhe respektojnë gëzimin e familjes! Gëzimë paçi në familjet tuaja! Me respekt, familja Uzuni”, shkruan Myrto në rrjetet sociale.

Hodhi “lumë” parash në dasmën e së motrës,
Reagimi i Myrto Uzunit

 

Poll

Lexo gjithashtu