Vllaznia luajti ditën e djeshme në transfertë përballë Egnatias në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në Rrogozhinë përfundoi në barazim 1-1.
Një nga personazhet e veçantë prezent në stadium ishte dhe këngëtari Luiz Ejlli. Fituesi i “BBVA 2” është shfaqur në tribunën kryesore të stadiumit krah ish-futbollisit, Klodian Duro.
Madje, në fotot e publikuara në Facebook, klubi shkodran e ka kthyer në imazh kryesor Luiz Ejllin. Ky i fundit shihet në shumicën prej fotove të Vllaznisë duke marrë vëmendjen kryesore.
Poll