Kim Kardashian me presidentin e Real Madrid, Florentino Pérez
Kim Kardashian së fundmi ka tërhequr vëmendje gjatë vizitës së saj në Spanjë, ku mori pjesë në një ndeshje të Real Madrid në stadiumin “Santiago Bernabéu”.
Gjatë kësaj vizite, ajo u takua me presidentin e “Los Blancos”, Florentino Pérez, një moment që u bë viral në rrjetet sociale. Shumë adhurues të këtyre dy personazheve filluan komentet pozitive.
Gjithashtu, Kim shfrytëzoi këtë mundësi për të promovuar linjën e saj të re të rrobave të banjës SKIMS, duke ndarë momente të veçanta nga udhëtimi i saj, përfshirë dhe ato me djalin e saj, Saint, i cili luajti me idhullin e tij, Vinicius Jr.
Poll