
Mijëra shqiptarë nga Kosova, Ilirida dhe jo vetëm, kanë mbushur sheshin "Skënderbej" pasditen e kësaj të premteje në shenjë proteste teksa kërkojnë drejtësi për ish-luftëtarët e UÇK-së të cilët prej pesë vitesh ndodhen në Hagë. Një tubim për të cilin thirrje bëri edhe kryeministri, Edi Rama.
Një ndër personazhet që ka marrë pjesë në këtë tubim, ka qenë babai i Granitit dhe Taulant Xhakës, Ragip Xhaka. Ky i fundit tha se procesi në Gjykatën e Hagës ka qenë i padrejtë, por sipas tij shumë shpejtë çlirimtarët do të jenë të lirë.
“Kam ardhur nga Zvicra. Ky manifestim po më duket mirë, super. Ky tubim është për lirimin e çlirimtarëve. Procesi i Hagës? Proces politik, jo i drejtë. Por drejtësia do të dalë në fund, çlirimtarët do të jenë të lirë”, është shprehur Ragip Xhaka.