Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

E RËNDË/ I vëllai iu qëllua me armë, REAGON trajneri i Cagliarit: Ka pësuar lëndime në...

Shkruar nga NEWSPORT
E RËNDË/ I vëllai iu qëllua me armë, REAGON trajneri i
Policia e Napolit

Vëllai i trajnerit të Cagliarit, Fabio Pisacane është plagosur me armë zjarri në Napoli. Ai u qëllua dy herë në këmbën e djathtë dhe u dërgua në spitalin Vecchio Pellegrini, ku mori trajtim mjekësor. Ndërsa mjekët kanë konfirmuar se ai nuk është në rrezik për jetën.

Incidenti ndodhi gjatë natës së premtes në lagjen spanjolle të qytetit, jashtë një biznesi familjar. Sipas medias “SkySport” , tre persona ishin të përfshirë në sulm, njëri prej të cilëve i armatosur.

Ndërsa pas ngjarjes e cila alarmoi familjen e Pisacane-s, ka reaguar edhe trajneri për gjendjen e të vëllait. Ai u ka treguar ndjekësve se i vëllai ndodhet mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

 “Siç është raportuar nga disa media, vëllai im u përfshi në një sulm mbrëmë dhe u plagos nga të shtënat me armë zjarri”. Dua t’i qetësoj të gjithë për gjendjen e tij, ai nuk është në rrezik për jetën. Ai pësoi lëndime në këmbë dhe është mirë, duke marrë parasysh atë që kaloi” shkroi trajneri i Cagliarit.

Poll

Lexo gjithashtu