Presidenti i Federatës së Futbollit në Peru, Agustin Lozano është arrestuar. Policia ka bastisur shtëpinë e tij në lagjen San Borja në Lima, duke kryer dhe arrestimin e presidentit të Federatës.
Lozano akuzohet si një nga “kokat” e organizatës kriminale të ashtuquajtur “Los Galaticos”. Gjithashtu, akuza të tjera që rëndojnë mbi të janë dhe mashtrimi, korrupsioni dhe pastrimi i parave.
“Unë vetëm dua t’i kërkoj familjes time dhe njerëzve që kanë besim tek unë që të qëndrojnë të qetë. Shpresoj që drejtësia të vendoset, gjithçka të sqarohet. Dua vetëm paqe shpirtërore për familjen time dhe për njerëzit që besojnë punën që kam bërë”, ka thënë pas arrestimit Lozano.
ESCÁNDALO EN PERÚ ????????????
— TyC Sports (@TyCSports) November 7, 2024
Agustín Lozano, presidente de la Federación de Fútbol, fue arrestado por la Policía tras un allanamiento en su vivienda situada en el distrito de San Borja. Está acusado de ser supuesto cabecilla de la organización criminal ‘Los Galácticos’, así como de… pic.twitter.com/iqj26zaxXn