Ish-sulmuesi i Monaco, Wissam Ben Yedder akuzohet për përdhunim. Sulmuesi francez është paditur nga një vajzë e cila thotë se futbollisti francez e ka ngacmuar atë seksualisht e më pas e ka përdhunuar.
Mësohet se 34-vjeçari e ka kryer krimin në fillim të shtatorit. Ben Yedder e takoi vajzën në një festë, teksa më pas i ofroi asaj një udhëtim me makinë. Gjatë këtij udhëtimi dyshohet se lojtari ka filluar ngacmimet seksuale.
Sipas gazetës spanjolle Sport.es, Ben Yedder ka rrëfyEr në seancën gjyqëSore se ka pasur probleme me alkoolin, të cilin e bën shkak për sulmin seksual ndaj viktimës.
Raportohet se prokuroria ka kërkuar dënimin me 2 vite e gjysmë burg për Ben Yedder. Ky i fundit ka pretenduar se nuk mban mend asgjë pasi ishte i dehur, madje i ka kërkuar falje si viktimës dhe familjes së saj.