Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

“Dy shqiponja BIO të kampionatit shqiptar", babai i Uzunit krah Myrtos e Muçit: Mos e rru*ni për asnjë, ju kanë zili

Shkruar nga NEWSPORT
“Dy shqiponja BIO të kampionatit shqiptar", babai i Uzunit krah
Ilustrim/ Artan dhe Myrto Uzuni (m) & Ernest Muçi dhe Myrto Uzuni (d)

Myrto Uzuni dhe Ernest Muçi janë dy lojtarët e Kombëtares nga më të komentuarit kohët e fundit. Si sulmuesi i Granada ashtu dhe ai i Besiktas nuk kanë fituar ende besimin e plotë të Sylvinhos.

Edhe në ndeshjen e mbrëmshme përballë Çekisë, Muçi u aktivizua në minutën e 72-të. Në krahun tjetër, Uzuni u fut në fushën e lojës vetëm në minutën e 84-të duke zënë vendin e Tucit.

Pikërisht për Ernestin dhe Myrton ka reaguar babai i këtij të fundit, Artan Uzuni. I ati i Myrto Uzunit ka reaguar në rrjetet sociale duke theksuar se dy futbollistët janë prodhimet e pakta BIO të kampionatit shqiptar te Kombëtarja.

“Dy yje, dy shqiponja BIO të kampionatit shqiptar. Punoni fort! Ju kanë zili, mos e rru*ni për asnjë”, shkruan Artan Uzuni në “Facebook”.

“Dy shqiponja BIO të kampionatit shqiptar", babai i Uzunit krah
Postimi i Artan Uzunit

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga