Dita e sotme është një ditë zie për skuadrën e Butrintit dhe familjen Sejko. Ëhstë ndarë nga jeta Sejko Sejko, babai i ish-futbollistit Edmond Sejko gjyshi i futbollistit Idrit Sejko.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur klubi i Butrintit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku i shprehin ngushëllime familjes së futbollistit të tyre për humbjen e gjyshit. Sejko ose i njohur ndryshe si Çeka ka qenë një tifoz i “zjarrtë” i sarandiotëve, i cili edhe në momentet e fundit të jetës së tij pyeste për Butrintin.
“Ngushëllime të thella
Sot u nda nga jeta Sejko Sejko (Çeka) – babai i ish-futbollistit Edmond Sejko dhe gjyshi i futbollistit Indri Sejko.
Një njeri i rrallë, një mik i mirë dhe tifozi më i zjarrtë i Butrintit, që e deshi këtë skuadër me gjithë shpirt.
Edhe në momentet e fundit të jetës, pyeti për Butrintin, pyeti si doli skuadra e tij e zemrës… kjo tregon dashurinë e pafund që kishte për qytetin dhe klubin.
Do të mungosh shumë, Çeka, miqve, qytetit dhe gjithë komunitetit sportiv.
U prehsh në paqe burrë i madh, tifozi legjendar i Butrintit”, shkruan Butrinti.
