
Një arrestim ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Paris. I arreestuari është një nga lojtarët e kombëtares së Australisë në hokej, në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Komiteti Olimpik Australian, por nuk e ka publikuar emrin e sportistit të arrestuar.
“Ne vazhdojmë të informohemi për këtë çështje, duke u përpjekur të ndihmojmë anëtarin e ekipit tonë. Këtë herë nuk kemi asnjë provë për ndonjë akuzë ndaj tij”, shkruan Komiteti Olimpik Australian.
Ndërkohë që mediat britanike raportojnë se personi i arrestuar është Thomas Craig. 28-vjeçari kishte dalë mbrëmjen e së martës nga fshati Olimpik me disa shokë.
Gjatë shëtitjes së tij nëpër rrugët e Parisit, 28-vjeçari është kapur në flagrancë nga policia, teksa po përpiqej të blinte kokainë. Pritet të shihet si do të veprohet me sportistin australian.