Në ceremoninë e sotme të organizuar në pallatinë e Kongreseve, Shoqata Tirona ka vlersuar më”Titullin e Madh” ekipin e Tiranës për arritjet historike në futboll shqiptar dhe në Europë. Në këtë eveniment të pranishëm ka qenë edhe i gjithë klubi bardheblu.
Njoftim i klubit të Tiranës:
Shoqata Tirona në shenjë mirënjohje ka dhënë sot në eventin “Sofra e
Tiranës” vlerësimin “Titulli i Madh” për KF Tirana, me motivacionin
“Arritje historike në futbollin shqiptar brënda dhe jashtë vendit.
Prezente në sallën e “Pallatit të Kongreseve” ishte E bija e Selman
Stërmasit, Mirjam Stërmasi e cila i dorëzoi çmimin presidentit të KF
Tirana, Z. Refik Halili. Në fjalën e tij presidenti Halili u shpreh:
“Është nder dhe privilegj shumë i madh për mua, për klubin tonë që këtë
titull nga Shoqata e Tiranës e jep zonja Stërmasi. Në emër të klubit dhe
gjithë futbollistëve që ndodhen të pranishëm sonte në sallë, ju
përshëndesim të gjithëve. Jam i lumtur që sot në këtë sallë prezantuam
të gjjthë festimet që do të bëjmë të gjithë bashkë për klubin e Tiranës e
klubit më të madh në Shqipëri e më me shumë trofe”.
Ndërkohë Klubi i Futbollit Tirana me një video prezantuese me vargje të
mrekullueshme për Tironën nga i madhi Reshat Arbana, shpalosi programin
për 100 vjetorin ku po punohet:
1. Përurimi i librit “Tirona 100 Vjet”
2. Dokumentar i kushtuar 100 vjetorit të KF Tirana
3. Muzeu KF Tirana 100 vjet
4. Kënga e 100 vjetorit
5. Kupa e 100 vjetorit
6. Miqësore Luksi
7. Evente zbavitëse e speciale
Festojmë bashkë 100 vjetorin e Tiranës