
Kapiteni i Laçit, Aleksandar Ignjatovic është padyshim një ndër mbrojtësit më me eksperiencë te kurbinasit, ndërkohë që në një intervistë për Supersport shprehet i gatshëm për rinisjen e sezonit.
Lojtari serb tregon se nuk ka qenë aspak e lehtë gjatë 2 muajve pa sport, teksa kërkon që Laçi të shohë Europa League si objektiv.
"Për të gjithë ekipin dhe lojtarët ishte e vështirë të qëndroje për 2 muaj pa luajtur. Sidoqoftë tashmë kemi 2 javë në dispozicion per tu përgatitur sa më shumë të jetë e mundur. Të japim maksimumin dhe të jemi gati kur të fillojë kampionati.
Po stërvitemi në mënyrë individuale dhe është komplet diçka tjetër kur stërvitesh në grup. Përgatitja individuale më shumë shërben që t’i të mos pësosh dëmtime, por t’i duhet të stërvitesh me skuadrën që të jesh gati për ndeshjet e forta. Sidoqoftë mendoje se do të arrimë të jemi gati kur gara të rifillojë.
Në aspketin psikologjik besoj se të gjithe ne duhet të përpiqemi maksimalisht të punojmë me veten për të qenë të përgatitur sepse kjo pandemi për të gjithë krijoi një situatë të pakëndshme. Gjithsesi hap pas hapi do t’i kthehemi normalitetit. Përsa i përket objektivave Europa është synimi jonë dhe do të bejmë të pamundurën për ta arritur atë",tha Ignjatovic.