
Kukësi ka vijuar përgatitjet në kuadër të ndeshjes që do të zhvillojë me Austrinë e Vjenës, e vlefshme për raundin e dytë eliminator të Europa League. Klubi ka njoftuar për seancën e sotme stërvitore që tashmë është mbyllur, por ajo që vlen të theksohet është se ditën e sotme tifozët kanë qenë prezentë për të parë stërvitjen e lojtarëve.
" Skuadra e F.K. Kukësit vazhdon stërvitjen në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Austrisë së Vjenës. Stafi teknik dhe lojtarët janë stërvitur në kompleksin “Skënder Halili”. Ekipi ka shfaqur gjendje optimale dhe fatmirësisht grupi është i plotë. Stafi teknik ka aplikuar një seancë tekniko-taktik ku trajneri Hasan Lika po kristalizon formacionin e takimit.
Një ndër të veçanta e saj e seancës së sotme ishte dhe prezenca e tifozerisë për të ndjekur nga afër përgatitjet e skuadrës. Ky është një motivim më i madh për tifozët dhe lojtarët, pasi të enjten kemi diton tonë. Së bashku mund të ia dalim", shkruhej në uebsajtin zyrtar të Kukësit.
[gallery columns="1" size="full" ids="18038"]