Dy futbollistët shqiptarë të Lokomotivës së Zagrebit kanë kaluar një mbrëmje shumë pozitive në Europa League, teksa u bënë protagonistë në kualifikimin e skuadrës kroate në turin e dytë. Prenga ktheu në gol një 11-metërsh në mintuën e 18, ndërsa Grezda dha pasën e fundit në dy golat e shënuar në minutat 8 dhe 48, përkatësisht nga Coric dhe Maric. Titullar në këtë ndeshje për Lokomotivën ka qënë edhe shqiptari tjetër Endri Çekici, i cili u zëvendësua në minutën e 72-të.
Ekipi nga Zagrebi fitoi 4-1 ndeshjen e kthimit përballë modestëve nga Andorra të UE Santa Coloma, teksa kishte fituar pastër 1-3 edhe në ndeshjen e parë. Në turin e dytë ekipi i shqiptarëve do të ndeshet me fituesin e çiftit Shamrok Rovers – Rovaniemi.