Partizani do të ndeshet ditën e sotme me Slovan Bratisllavën, në kuadër të Europa League. “Demat” kanë zhvilluar gjithsej 45 ndeshje në takimet zyrtare të kupave të Europës, ku kanë një bilanc negativ në ndeshjet Europiane, pasi kanë arritur të grumbullojnë gjithsej vetëm tetë fitore. Ndërkohë që barazime kanë shtatë, kurse humbje shënojnë plot 30 të tilla. Skuadra kryeqytetase do të mundohet të koleksionojë një fitore ditën e sotme, për të arritur kualifikimin deri në ndeshjen e parë, por gjithçka do ta tregojë fusha e lojës.