Shqipëria dhe Kosova U-19 zhvilluan ndeshjet e rradhës në fazën e grupeve të kualifikueseve për Europianin e kësaj grupmoshe.
Dardanët luajtën të parët në orën 11:00 dhe arritën një fitore spektakolare ndaj Ukrainës në transfertë. Një fitore me rezultatin e thellë 0-4 ku golashënues ishin Gashijan dy herë, Bujupi dhe Rama. Dardanët mbajnë vendin e parë me 4 pikë, aq sa Sllovakia në 2 ndeshjet e para.
Nuk mund të thuhet e njëjta për djemtë kuqezi të cilët nuk ia dolën të merrnin një rezultat pozitiv përballë Belgjikës në Elbasan Arena. Belgët fituan me rezultatin 2-0 me dopietën e Fernandez-Pardo në pjesën e parë. Kjo humbje i lë kuqezinjtë të fundit me 0 pikë pas dy ndeshjeve.
Poll