
Portieri i kombëtares, Etrit Berisha, nuk duket se i ka mirë punët te Lazio. Lojtari që mbron katërkendorin kuqezi, edhe pse ka bërë paraqitje të mirë në Euro 2016, sërish nuk e ka bindur trajnerin Simone Inzaghi për të marrë një vend titullari në skuadër.
Sipas gazetës italiane “Il Tempo”, trajneri nuk është i lumtur me paraqitjet e tij gjatë fazës përgatitore. Portieri i Genoa-s është nën vëzhgim nga stafi lacial, ndërsa shihet si pasardhës i Bufon në futbollin italian. Mattia Perin tashmë është nën mbikëqyrjen e Lazios dhe pritet që të ketë marrëveshje.
23-vjeccari Perin ka pasur më parë një dëmtim në ligamentet e gjurit, por që është riaftësuar dhe pritet që të jetë i gatshëm të luajë në të ardhmen.