
Newcastle tashmë ka hapur një etapë të re. Klubi i Premier League është bërë me pronarë të rinj arab dhe do kërkojë merkato cilësore.
Mes shumë emrash të lakuar gjatë gjithë këtyre ditëve, spikat një lojtar i Barcelonës. Sipas Diario Sport, Neëcastle dëshiron shërbimet e Ousmane Dembele, përforcim ky që do ishte tejet i rëndësishëm dhe do ndihmonte tej mase për të konsoliduar repartin e avancuar. Kalimi në Premier League do ishte i mirëpritur për sulmuesin, i cili s'po kalon ditë të mira në Katalonjë. Se si do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.
Poll