Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Është skuadër e madhe PARTIZANI", mesfushori i të kuqve kërcënon rivalët: Edhe ky vit i yni, kualifikohemi në Baku

Shkruar nga NEWSPORT
"Është skuadër e madhe PARTIZANI", mesfushori i të


Rron Broja ishte një nga afrimet e Partizanit në këtë merkato vere. Mesfushori i ardhur nga skuadra e Shkupit shihet një përforcim cilësor për kampionët e Shqipërisë që nesër do të luajnë përballë Qarabag.

Në ndeshjen e parë të mbyllur në barazim pa gola (0-0), Broja luajti disa minuta. Në sfidën e kthimit 23-vjeçari pritet ta nisë nga stoli megjithatë është kurdoherë gati për të dhënë kontributin e tij. Në një prononcim për Supersport, ai është shprehur:

"Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, e dimë se çfarë force ka Qarabagu. Gjithsesi, ne jemi përgatitur shumë mirë dhe besojmë se mund të kualifikohemi".

Siç e përmendëm më lart, lojtari u aktivizua më shumë se 20 minuta në ndeshjen e parë dhe përshtypjet e para me fanelën e kuqe janë tejet pozitive.

"Falënderoj trajnerin që më dha rastin të luaj disa minuta. Besoj se do të kem më shumë hapësira. Ky është vetëm fillimi dhe u ndjeva mjaft mirë në fushë", shtoi ai.

Në fund ka dy fjalë për sezonin e ri: "Është skuadër e madhe Partizani, besoj se edhe këtë vit do të shpallemi kampion".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga