Gledi Mici është një nga emrat e përfolur në këtë merkato dimri për t'iu bashkuar Partizanit. Mbrojtësi i majtë me një eksperiencë të konsiderueshme në kampionatin shqiptar është pjesë e Prishtinës në Superligën e Kosovës. Megjithatë mediet në vendin tonë theksonin se klubi i kuq mund të hapë arkën për shërbimet e mëngjërashit.
Siç duket këto janë thjesht aludime të medieve, pasi 29-vjeçari është mjaft i fokusuar në fazën përgatitore që skuadra e Prishtinës po zhvillon në Antalya të Turqisë. "Fazë përgatitore 2021", shkruan ai shoqëruar me ngjyrat e skuadrës kosovare, bardheblu. Kujtojmë që mbrojtësi i linjës së majtë u tentua nga Partizani në merkaton e verës, por bllokimi nga FIFA bëri që ai të zgjidhte Superligën e Kosovës.
