Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Është një lojtar i rëndësishëm për ne", Trajneri i Ferencvaros konfirmon: Uzuni është infektuar me Covid-19, nuk do të jetë sërish në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
"Është një lojtar i rëndësishëm për

Myrto Uzuni ka qenë një nga mungesat e mëdha të Ferencvaros në kampionat dhe Champions League. Sulmuesi shqiptar është infektuar me covid-19 dhe pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve nuk ka zbritur në fushë pasi po qendron në karantinë. Lajmi për infektimin e tij doli në mediat shqiptare pasi klubi nuk kishte dhënë asnjë informacion për situatën e tij.

Ditën e sotme trajneri i klubit hungarez, Sergei Rebrov u pyet nga gazetarët lidhur me mungesën e Uzunit. 46-vjeçari u shpreh se Uzuni është një mungesë e madhe për ta në sfidën ndaj Dinamo Kiev duke parë që lojtari i Kombëtares shqiptare ishte protagonist në kualifikimin e Ferencvaros në Champions.

"Unë nuk e di se sa problem është ky për ta, Dinamo ka të paktën dy lojtarë të ngjashme për çdo rol, kështu që ata me siguri mund ta zgjidhin këtë situatë. Me ne Uzuni u fut në një situatë të ngjashme, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe na ndihmoi shumë gjatë kualifikimit, por edhe u infektua, kështu që nuk mund të luajë.

Tani për fat të keq, duhet të jetojmë me këtë gjë, por vendimi i duhur është të vazhdojmë të luajmë. Për momentin, të gjithë po luajnë në kushte të tilla, qofshin ato të Ligës së Kampionëve apo ekipet NB I , tha Rebrov.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga