
Esat Mala do të largohet nga Partizanit pas mbylljes së ndeshjeve të Conferece League. Mesfushorit i përfundon kontrata në fund të muajit dhe ka vendosur të transferohet në Turqi pasi ka gjetur akordin me Giresunspor, skuadër që sezonin e ri do të luajë në Superligë.
Edhe pse do të largohet falas nga klubi, Partizani do të përfitojë mijëra euro nga shitja e tij pasi turqit do të paguajnë taksën e formitit që është rreth 150 mijë euro, duke parë që Mala është vetëm 22 vjeç.
ABC News zbulon se Partizani ka arritur akordin me klubin turk dhe do përfitojë rreth 100 mijë euro nga largimi i Malës si dhe do të mbajë 10% të kartonit të tij pasi në rast shitje do të përfitojë sërish të ardhura.
Poll