Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Erzeni si "kantier ndërtimi", shijakasit provojnë forcat sot në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Erzeni si "kantier ndërtimi", shijakasit provojnë forcat sot

Erzeni do të luajë sot kundër Besës së Kavajës, ndeshje e vlefshme si miqësore. Është klubi shijakas që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar ka bërë me dije axhendën e takimit që do të zhvillohet në orën 18:00. Trajneri Xhevahir Kapllani dëshiron të shohë gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion.

Pas rikthimit në Superiore, drejtuesit shijakas janë futur vrullshëm në merkato për të përforcuar organikën me elementë cilësorë. Kujtojmë që deri tani janë bërë 6 afrime, ndërsa premtohen edhe të tjerë lojtarë. Synimi për edicionin e ri është i qartë, qëndrimi mes më të mirëve. Kujtojmë që Erzeni erdhi në elitë pas një supersezoni nën drejtimin e ish trajnerit Nevil Dede.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga