Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Erzeni në Superligë, Bashkia Shijak nis lëvizjet, takim për sezonin e ri

Shkruar nga NEWSPORT

Erzeni sezonin që vjen do luajë në Superligë. Triumfues në play-off të Kategorisë së Parë, shijakasit rikthehen në elitë pas 19 vitesh, me problemet që kanë nisur me largimin e Nevil Dedes si trajner.

Pa një drejtues dhe me probleme Shoqatë – Bashki, në Shijak kanë nisur lëvizjet. Këshilli Bashkiak ka nisur një dëgjesë për stadiumin “Tofik Jashari” që kërkon rikonstruksion për pjesëmarrjen në elitë. Veç saj, në stol projektohet Agim Canaj.

“Te nderuar qytetare!

Ju njoftojme se Keshilli Bashkiak Shijak do te organizoje konsultim me publikun “Per dhenien ne perdorim apo me qira te stadiumit Tofik Jashari,shoqates se futbollit Erzeni “ ,me date 08 Korrik 2022, ora 18:00 ne sallen e Keshillit Bashkiak (Njesia Administrative Xhafzotaj kati 3) .

Ftojme te gjithe banoret, bisneset, shoqerine civile, media, grupet e intersit te behen pjese e ketij diskutimi. 

Faleminderit”, njofton Këshilli Bashkiak i Shijakut.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga