I pyetur nga drejtuesi i emisionit Gerti Çarçani, se cilat do të ishin skuadrat që do të luftonin për titull. Ish trajneri i Kukësit dhe Flamurtarit, zbuloi 5 emrat sipas tij dhe “injoroi” Skënderbeun.
“Kukësi dhe Partizani dihen por Tirana ka bërë ekip të fortë dhe merkato cilësore, Laçi është “ujk i vjetër” dhe Teuta do të jetë aty. Këto janë 5 skuadrat që do të luftojnë. Korça nuk është tek 5-cja, mund të prishi punë por nuk është për titull. Por kam besim që Korça ka bërë një zgjedhje shumë të mencur, ka ekip modest dhe ka marr një trajner të mirë por nuk është për kampion”, u shpreh tekniku Gjoka.
Më pas në debat me personat e tjerë në studio mbi merkaton e Tiranës dhe arsyet pse bardheblut ishin për titull, Gjoka u shpreh:
“Ka marr lojtarë cilësorë, në tavolinë janë ekipi me merkaton më të mirë. Por të dalësh kampion nuk janë vetëm emrat, është sesi do të menaxhohet situata. Si do tia dalin me presionin e tifozëve, presionin e kundërshtarit, lojtarët me formën e tyre fizike si do menaxhohet nga trajneri dhe presidenti si do të arrijë ta mbrojë ekipin nga trysnia. Me lojtarët që ka Tirana, me pak menaxhim mund të dali kampion, e kanë stofin dhe janë në garë”, shtoi Ernest Gjoka.