
Trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka, është shprehur për "Supersport" pas humbjes 2-1 me Vllazninë se Kamza ka probleme, por presidenti Qarri u ka dhënë garancinë për tëvazhduar më tej.
"Ne këto mundësi kemi dhe me këto që kemi do të vazhdojmë të punojmë. Çdo skuadër, ashtu edhe Kamza ka probleme, por presidenti Qarri i ka dhënë garanci skuadrës. Bashkia duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për hir të skuadrës, për hir të qytetit. Unë mendoj që lojtarët kanë cilësi dhe në momentet e duhura do japin atë që ne presim.
Isha në siklet kur erdha në Shkodër. Më vjen keq, sepse Gjoka është pjesë e Vllaznisë me atë që i ndodhi Vllaznisë. Disa miq mq thanë se disa njerëz do të protestojnë kundër meje. Më vjen shumë keq, se Gjoka ishte pjesë e fatkeqsisë", është shprehur Gjoka.