Erling Haaland u zëvendësua në pjesën e parë ndë ndeshjen Manchester City – Bournemouth dhe kjo ngriti një shqetësim te tifozët për një dëmtim të mundshëm të golashënuesit më të mrië në botë.
Pavarësisht fitores 6-1, dëmtimi i Erling Haaland është një çështje shqetësuese për ‘Qytetarët’ pasi norvegjezi çaloi kur po dilte jashtë fushës. Pep Guardiola dha një përditësim mbi statusin e lëndimit të lojtarit të tij dhe pranoi se ai mund të humbiste ndeshjen e Champions League në mesjavë.
“Ndrydhje në kyçin e këmbës, ne nuk donim të rrezikonim me të, ai nuk ndihej rehat. Ai do të kthehet ndoshta të martën, por ndoshta të dielën tjetër", tha Guardiola.
Poll