Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Erjon Braçe reagon për incidentin e ndodhur në sfidën Partizani-Flamurtari: Arbitri ishte i paftë, dhunën e thërret vetë fotografi

Shkruar nga NEWSPORT

Lidhur me dhunën ndaj fotografitin të Flamurtarit nuk mund të mungonte dhe një koment nga ana e zv.kryeministrit të Shqipërisë Erjon Brace i cili njihet si tifoz i Partizanit. Brace ka reagua në faqen e tij në Instragram duke folur për ndeshjen Partizani-Flamurtari, arbitrin e ndeshjes dhe duke iu përgjigjur presidentin Idrizi.

Postimi i Erjon Braçes në Instagram:

PER DY LEGJENDA,

PARTIZANIN E FLAMURTARIN,ARBITRIN E PAAFTE,

ZOTIN IDRIZI DHE PER VETE!

Pooo i nderuar zoti Idrizi,
nuk shkruajta dje e sot per ndeshjen
Partizani-Flamurtari vetem prej atij episodi te izoluar dhune!
Nuk me pelqeu! Se pranoj!

Por meqe ju me ftoni te flas,
ne shenje respekti per ata qe luajne ne fushe, ata qe i ndjekin dhe te gjithe ju qe investoni, po e bej!

E para, qysh diten qe kam marre detyren nuk kam shkelur me ne stadium;
Nuk dua te dukem si ata qe kam sulmuar e jo me te bej si ata!
Ti nuk e merr me mend sa me dhemb kjo, por besoj me mire keshtu se sa qenia ime aty te dyshohet, gjykohet e denohet si nderhyrje ne gare!

E dyta, e pashe ndeshjen;
ARBITRI ISHTE I PAAFTE!
Harroje se e kishte blere Partizani!
Ti e di fare mire se Partizani e ka vuajtur kete gje dhe, nuk e ben kurre kunder te tjereve.
Arbitri nuk ishte as "kamikaz" sic nje arradhe e madhe qe eshte sjelle keshtu kunder Partizanit.
Pra, po ju them se Partizani kurre nuk hyn ne marredhenie me arbitrat, kurre!

E treta, raporti i ndeshjes-ai per vendimet e arbitrit, nuk mund te jete ai i nje gazetari te njeanshem qe me ne fund e pa "nje dite te bardhe" te hedhe arbitra ne favor te Partizanit!
Edhe une mbaj shenime kur kam nge dhe, arbitri nuk ndeshkoi nje seri faullash te rende kunder Partizanit, si ai i Trashit apo me te rende se ai.

E katerta, nxjerrja me te kuqe e lojtarit te Flamurtarit ishte banale, vendim idiot dhe me uleritesi qe deshmon paaftesine e arbitrit!

E pesta, dhuna e 5 personave, vetem 5 te tilleve ne 4000 qe ishin ne stadium,
ishte e turpshme, e papranueshme dhe per kete shkak, tifozet e klubi e kane denuar publikisht!
Nuk e kuptoj pse e donit nga une kete;
Une jam njeri nga ata mijera te kuq qe e duam futbollin, jo dhunen!

Por ketu me lejo te them;
Nje ndeshje futbolli eshte gare, pasion e beteje e ndershme deri ne fund!
NUK MUND TE JETE KURRE
PROVOKIM, TALLJE APO HUMBJE KOHE.
Ndodh te kthehet edhe keshtu,
por ky nuk eshte futbolli qe une e ju pelqejme;
Ndryshe shkojme poshte kalit te Skenderbeut e therrasim kete fotografin per foton e duhur,
atje jo ne stadium!
Lere pastaj kur dhunen e therret vete fotografi.

E fundit, respekt pa fund per Vloren!
Perulem

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga