Endri Çekiçi do të ndryshojë skuadër. Pas një viti te ekipi i Ankarugucu, mesfushori i Kombëtares shqiptare do të luajë sërish në Superligëen turke dhe bashkohet me Cikalleshin te Konyaspor. Mediat në Turqi bëjnë me dije se Çekiçi ka pranuar ofertën dhe në ditët në vijim do të firmosë kontratën për dy sezone me Konyaspor.
Ankarugucu nuk arriti të mbijetonte në Superligën e Turqisë, ndërsa Çekiçi ka vendosur që të qendrojë në elitën e futbollit turk ku nga sezoni tjetër do të luajë për Konayspor. Te kjo skuadër pogradecari do të gjejë edhe shqiptarët e tjerë, Cikalleshi, Bytyqi dhe Dacin.