Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ende larg formës, Erling Haaland i bindur: Do të shënoj sa më shumë

Shkruar nga NEWSPORT
Ende larg formës, Erling Haaland i bindur: Do të shënoj sa

Erling Haaland ende s’ka mundur të ambientohet te Manchester City. Sulmuesi norvegjez ka folur për aventurën e re te anglezët pas transferimit nga Borussia Dortmund.

Ai është shprehur se shumë shpejt do të përshtatet me ekipin e ri, ndërsa tregon ambicien për të shënuar sa më shumë gola. Në fjalën e tij për mediet e huaja, Haaland ka thënë:

“Të shohim si do të shkojë ambientimi në Angli, ndonjëherë duhet kohë, ndonjëherë lojtarët adaptohen shpejt. Nuk jam i shqetësuar, kjo është jeta e një futbollisti dhe në fushë duhet të bindësh gjithnjë. Çdo javë gjykohesh mbi atë që dhuron në fushë dhe duhet të japësh maksimumin, por duhet thjesht të jetosh momentin dhe të argëtohesh.

Njerëzit të gjykojnë edhe për atë që ke bërë para një viti, por e rëndësishme është gjithnjë e ardhmja. Unë mund të përmirësohem në gjithçka, luaj për një trajner si Pep Guardiola, në klubin më të mirë të Anglisë. Zhvillimi, është diçka që më pëlqen më së shumti në futboll, mund të përmirësohesh gjithnjë. “Kimia” me shokët e rinj? Është diçka që do të vijë me kohën, nuk e di nëse do të duhen javë apo muaj, por do të na ndihmojë çdo stërvitje. Kështu, kupton edhe njerëzit që të rrethojnë. Unë jam një lojtar i “uritur” për gola, që jap 100% dhe që gjithnjë dua të fitoj”, ka përfunduar ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga