
Transferimi i Merveille Ndockyt te Getafe, në La Liga ishte një ndër lëvizjet më të bujshme të verës që shkoi. Tirana përfitoi jo pak, por 400 mijë euro nga shitja e 19-vjeçarit nga Kongo në La Liga.
Edhe pse Merveille ka disa muaj që është larguar, ai ka rikujtuar me shumë emocione kohën kur ishte pjesë e bardhebluve, ku arriti të kalonte momente mjaft të bukura, klub ku mundi të tregojë vlerat e tij.
Pak orë më parë, Merveille ka shpërndarë një foto nga koha kur ishte pjesë e klubit të Tiranës, ku si diçiturë në foton e postuar, 19-vjeçari shkruan: "Kurrë nuk do mund të harroj momentet e kaluar me ju. Forca juaj për të më ngjitur në majë ishte shumë e madhe. Faleminderit të gjithë pjestarëve të KF Tirana, sidomos tifozëveve që ishin gjithmonë të pranishëm dhe shokëve të mi të skuadrës. Sfidë e re, Getafe, shtëpia ime e re".
[gallery columns="1" size="full" ids="202734"]