Izair Emini ka folur për mikrofonin e Supersport. Sulmuesi i Kukësit u shpreh se skuadra e tij deri më tani ka bërë shumë mirë, ndërsa për një partner si Pejiç në majën e sulmit Emini ishte shumë i kënaqur.
“Kanë qenë miqësore shumë të forta. Kemi bërë maksimumin në këta ndeshje që kemi zhvilluar. Unë në këto ndeshje nuk ka luajtur për shkak se kam pasur temperaturë dhe sfidën e dytë e kam zhvilluar me Kairat. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë por nuk kemi marrë rezultate. Në fund e kemi pasur me Neftçi Bakun ku mendoj se kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, pasi arritëm të shënonim 4 gola me azerët.
Me Pejiç e kam cekur dhe më herët që merremi vesh shumë mirë dhe mendoj se ia dalim shumë mirë. Premtimi për tifozët kuksianë është titulli kampion, ai që duam të gjithë dhe dua që të shënoj sa më shumë gola”, përfundoi Emini për mikrofonin e Supersport.