
Edvan Bakaj ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram ku shfaqet në seancën e sotme stërvitore me skuadrën bardheblu. Por, përveç formës së mirë që duket, në sy bie komenti i kushuririt të tij, Elis Bakajt. Ky i fundit i është bashkuar sot 24 herë kampionëve të vendit për t'u stërvitur, por ende nuk ka nënshkruar.
Elisi e ngacmon portierin e Tiranës teksa i shkruan: "Më kishe bo merak. Kishe nja 24 orë që nuk kishe fut foto", ndërkohë Edvani ia kthen në formë batute: "Leji llafet po hajde nesër se kemi neshje, t'bosh noj gol".
[gallery columns="1" size="full" ids="75253"]
Poll