Besëlidhja ka skualifikuar Partizanin në Kupën e Shqipërisë sot pas barazimit në Elbasan dhe festa për futbollistët nga Lezha ka qenë e madhe pas ndeshjes. Dritan Smajli ka postuar një fotografi në rrjetin social facebook për të ndarë me miqtë e tij suksesin e fitores.
Ish futbollisti i Tiranës nuk është mjaftuar me kaq por i ka dedikuar suksesin Tefik Osmanit. Futbollisti i Skënderbeut shpesh herë ka replikuar me drejtues të Partizanit apo dhe lojtarë të kuq e për këtë motiv Smajli ka dashur ta ndaj me mikun e tij këtë gëzim.

Poll
