
Elbasani është mundur sot në mesditë 2-4 nga Bylis U21. Miqtë kanë qenë më të saktë në fushë, duke treguar gjithë talentin e tyre në 90 minuta. Elbasani I shumë problemeve duket se edhe këtë sezon do lëngojë në Kategorinë e Parë, teksa një ekip me tradita si verdheblutë ende nuk po sheh dritë pas vitesh me probleme të shumta.
Miqtë nga Ballshi kanë ndërtuar një ekip U21 me talente, teksa krijimi I skuadrës është kush për çdo klub të Superligës. Golat për vendasit janë shënuar nga Kita e Selimi, ndërsa rrjetën për mallkastriotët e kanë gjetur Radovani, Carkanji, Laval dhe Ruçi.
Poll