
Janë mbyllur 6 ndeshjet e Kategorisë së Dytë që startuan në orën 16:00 të vlefshme për javën e dytë. Në orën 14:00, Gramshi fitoi me rezultatin 1-3 ndaj Klosit, ndërsa takimet e tjera nuk kanë munguar as rezultatet surprizë.
Shënkolli bëri detyrën në shtëpi duke mundur Internacionalin, Luzi mposhti 1-0 Orikun, ndërsa Elbasani shënoi dy herë në fund duke fituar 2-0 ndaj Veleçikut. Lufëtari zhgënjeu sërish pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Këlcyrës, ndërsa edhe Murlani bëri një hap fals në shtëpi duke u mundur 0-1 nga Ada.
Ndeshjet e sotme - java 2 - Kategoria e Dytë:
Grupi A
Shënkolli - Internacional 3-1
Luzi - Oriku 1-0
Klosi - Gramshi 1-3
Elbasani - Veleçiku 2-0
Murlani - Ada 0-1
Iliria - Bulqiza 4-1
Grupi B
Këlcyra - AF Luftëtari 0-0