Është mbyllur takimi i miqësores mes Partizani dhe Fenerbahçes me rezultatin 3-1 n me rezultatin 3-1 në favor të ekipit turk. Kjo ndeshje ishte në kuadër të përgatitjeve për fazën e 3-të të Superiores.
Në minutën e 4-të ekipi i Fenerbahçes ka kaluar në avantazh me Ozan Tufan. Më pas ka ardhur dhe goli i dytë nga Fenerbahçe, goli i dytë është shënuar nga Fernandao në minutën e 7-të, duke çuar rezultatin në 2-0 për pjesën e parë.
Me nisjen e pjesës së dytë, ekipi turk ka krijuar sërish raste për gol, por vetëm në minutën e 81-të ka ardhur goli i tretë nga Ismail Koybaçi, duke çuar rezultatin 3-0.
Goli i vetëm për Partizanin është shënuar nga Kaleb Ekuban në minutën e 83-të, duke mbyllur kështu këtë miqësore mes Partizanit dhe Fenerbahçes.