
Pas Jurgen Goxhës dhe Orian Xhemalajt, Besëlidhja ka përjashtuar sot edhe sulmuesin Kosta Bajiç.
Nëse dy të parët u larguan pas debatit që patën me presidentin e klubit lezhjan, Gjok Nokën, për sulmuesin serb nuk dihet ende arsyeja e përjashtimit.
Besëlidhja pretendon këtë sezon ngjitjen në Superligë, ndonëse është pas Kamzës, ndërsa largimet e fundit priten të zëvendësohen në merkaton e janarit me emra të njohur të futbollit shqiptar.
Poll