Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

EKSKLUZIVE/ Premtimi i sulmuesit të Lushnjës, Mikel CANKA i bindur: Më "joshin" 22 gola, Superiore na prit!

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Premtimi i sulmuesit të Lushnjës, Mikel CANKA i bindur:

Lushnja është një nga ekipet pretendente për t'u ngjitur në superiore. Reparti i avancuar është pothuajse perfekt, duke  bërë që sulmi të jetë më i miri në kampionat me 17 gola të shënuar. Në një intervistë ekskluzive për Neësport.al, sulmuesi i Lushnjës Mikel Canka flet për rekordet personale dhe për Lushnjën e këtij sezoni, që duket më pretendente se kurrë.

Sa larg mund të shkojë ekipi i Lushnjës këtë sezon?

Ekipi i Lushnjës i ka premisat për të pretenduar që të dalë kampion. Kjo është arsyeja për të cilën jemi ''ndërtuar'' që në fillim  të kampionatit dhe shpresojmë që të ia dalim.

Si po shkojnë përgatitjet për ndeshjen e rradhës ?

Ne jemi duke u përgatitur mjaft mirë për ndeshjen e rradhës, kundër Shënkollit. Ata janë një ekip i mirëorganizuar. Shënkolli ka lojtarë me përvojë, ekip i cili në fushën e vet është ''kockë e fortë''. Në ndeshjen e parë, kundër tyre kemi hasur mjaft vështirësi.  Në qoftëse pretendon për të dal kampion, duhet të tregosh që s'ka më vend për gabime. Shpresojmë që të dalim me një rezultat pozitiv.

Keni shënuar 9 gola deri tani, a mendoni se mund të "thyeni" rekordin e kohëve kur shënonit 21 gola në sezon?

Po, me të vërtetë kam shënuar 9 gola deri më tani.  Në vitet e shkuara kam shënuar 21 gola dhe do doja shumë që të ''thyeja'' rekordin tim.  Sa më shumë të shënosh, aq më mirë ndjehesh.  Nëse ekipi ndjehet mirë dhe unë do jem vendimtar që ta ''thyej'' rekordin tim.

Lufta për Superioren është e ashpër, kë shikoni si rivalin kryesor dhe pse?

''Lufta'' për ngjitjen në superiore sa vjen e bëhet më e vështirë. Ekipet po tregojnë grintë dhe po luajnë futboll. Ne kemi lëshuar terren dhe kjo gjë nuk na falet. Në grupin e jugut luhet një futboll i bukur. Unë shoh 4 pretendentë kryesorë :  Apolonia, Pogradeci, Besa dhe Lushnja. Besoj se këto ekipe do kërkojnë superioren deri në fund.

A keni një mesazh për gjithë tifozët e Lushnjës?

Tifozëria lushnjare është më e mira. Ata na mbështesin në çdo qytet që luajm. Ne i kemi zhgënjyer paksa ndeshjet e fundit por ata po vazhdojnë të na inkurajojnë, në mënyrë që të kemi moralin lart deri në fund. Tifozëria është pjesa e jona dhe një forcë e madhe për ekipin tonë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga