Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

EKSKLUZIVE/ Incident i rëndë në "Selman Stermasi", një tifoz RUS gjakoset nga ultrasit e TIRANËS (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Incident i rëndë në "Selman Stermasi",

Një incident i rëndë mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme në stadiumin "Selman Stermasi" në kryeqytet gjatë ndeshjes Tirana-Kamza, të vlefshme për javën e parë të Kategorisë Superiore.

Burime për newsport.al dhe newsbomb.al bëjnë të ditur se një person me shtetësi ruse që ndodhej në sektorin e tifozerisë "Tirona Fanatics" në stadium, është dhunuar nga këta të fundit duke e plagosur rëndë. Shtetasi rus është gjakosur në fytyrë dhe menjëherë është larguar me vrap në drejtim të policisë për të këruar ndihmë.

Në atë moment kanë ndërhyrë  forcat "Shqiponja" të cilët kanë izoluar personin në fjalë dhe kanë qetësuar situatën. Në videon e mbërritur në redaksinë tonë shihet momenti kur kanë ndërhyrë forcat e policisë duke marr në mbrojtje personin e plagosur e duke qetësuar për rrjedhojë situatën.

Nuk dihet ende shkaku i kësaj përplasje apo se përse një shtetas i huaj ndodhej në sektorin e e tifozerisë ultras të ekipit të Tiranës. Ky është incidenti i rradhës në këtë fillim kampionati, pas përleshjeve të ditës së djeshme në Korçë mes tifozëve të Skënderbeut dhe Partizanit.

 

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga