Vilma Masha nuk është më pjesë e skuadrës se Supersport. Burime të besueshme pranë Digitalb bëjnë me dije për newsport.al që gazetarja e njohur sportive është larguar nga kjo platformë televizive.
Prej vitesh në Supersport pjesë e emisionit "Gol pas Goli", Vilma arriti të fitonte simpatinë e tifozëve falë profesionalizmit gazetaresk.
Pikërisht pas humbjes të së drejtës së transmetimit të Superiores, duket se do të ketë ndryshime në një nga platformat e dedikuar vitet e fundit për futbollin shqiptar. Interesi është i madh për të mësuar se ku do ta shohim në të ardhmen gazetaren e njohur sportive. /Newsport.al/

Galeria fotografike ()
Poll