Fansat e Sparta të Pragës në Çeki ndjekin skuadrën e tyre me birrë në dorë në ekrane të vendosura në rrugë… E ardhmja e Premier League?
A është kjo e ardhmja e futbollit në Premier League? Fansat e Sparta Prague dhe Viktor Plzen I ndoqën skuadrat e tyre të zemrës teksa u rikthyen në stadium pas izolimit nga koronavirus, por ata vetë nuk ishin brenda për të brohoritur.
Klubet kanë vendosur ekranet e mëdha për fansat, këtë lloj kinemaje që quhet drive-in, ku fansat mund të hyjnë në “aksion”. Vetëm 300 prej tyre kanë qenë me fat për të gjetur një vend në këtë kinema. Dhe ata bënë çmos që ta shijonin me birrë në dorë, batanije dhe ushqime. Kjo duket të jetë një zgjidhje ideale në këtë kohë për të mbështetur skuadrën dhe fansat për të shijuar lojën. Skuadra e renditur në vend të dytë, Plzen, fitoi 2-1 kundër skuadrës të renditur në vend të nëntë, Spartës. Fansat e Plzen dëgjoheshin teska këndonin kengët me aq sa kishin në kokë të dëshpëruar për të krijuar atmosferën e duhur.
Ky concept I Drive-in kinema duket të jetë mbështetur edhe nga shefat e mëdhenj që drejtojnë futbollin në Premier League.