
Skuadra e Skënderbeut të kohërave të arta ka përfunduar prej 3 vitesh, atëherë kur UEFA i dha goditjen përfundimtare me përjashtimin nga Kupat e Europës.
Ekipi i parë arriti të mbijetonte në një sezon shumë të vështirë mes më të mirave. Megjithatë atë që nuk bën më skuadra e Memellit, e bëjnë 13-vjeçarët.
"Kampiona.
Ekipi U-13 ka kurorëzuar sot sezonin e shkëlqyer duke u shpallur fitues i edicionit të parë të Kategorisë Superiore Grupi B. Në ceremoninë e zhvilluar sot në Arbanë, legjenda Sulejman Demollari i ka dorëzuar djemve trofeun e fituesit. Urime ujqërve të vegjë dhe suksese në play-of me synimin e vetëm shpalljen kampion Shqipërie. Krenar për ju", shkruhej në faqen zyrtare të klubit korçar.
Poll